Afganistan, vriten të paktën 5 policë të antidrogës
Kandahar - Një atentat kamikaz ka shkaktuar vdekjen e të paktën 5 policëve të antidrogës në jug të Afganistanit. "Një person hodhi një bombë gjatë kalimit të patrullës së policisë në Lashkar Gah, në provincën e Kandaharit", deklaron zv-shefi i policisë rajonale, Kamaludin Khan.
Burimet policore deklarojnë se, "Të paktën pesë policë humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën". Afganistani njihet si një nga vendet kryesore për mbjelljen e lëndëve narkotike, të cilat kalojnë më pas drejt perëndimit, ku edhe përpunohen.