Afganistan, vriten tre ushtarë kanadez
Kandahar- Të paktën tre ushtarë kanadez janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në provincën e Kandaharit. Ushtria kanadeze njoftoi se nga shpërthimi janë raportuar edhe për vdekjen e tre policëve afgan dhe plagosjen e disa civilëve. Agjencitë e lajmeve citojnë zëdhënësin e talebanëve Jusuf Ahmadi se grupi në fjalë është përgjegjës për sulmin.