E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesiç: Sllovenia nuk do të pengojë Kroacinë drejt BE-së

Zagreb -Presidenti kroat, Stipe Mesiç deklaroi dje se nuk besonte se Sllovenia do të përfitonte nga bllokimi i rrugës së Kroacisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke theksuar se dy vendet duhej të paraqisnin mosmarrëveshjet e tyre kufitare përpara një institucioni ndërkombëtar, nëse nuk do të ishin në gjendje t'i zgjidhnin vetë ato.

''Është e vështirë të parashikosh sesi do të shkojnë gjërat. Unë vetëm shpresoj se miqtë tanë sllovenë do ta kuptojnë se, nëse kemi mosmarrëveshje, atëherë duhet t'i zgjidhim ose bashkërisht ose me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar'', deklaroi presidenti Mesiç.

''Sidoqoftë, mosmarrëveshjet nuk duhet të ndikojnë në rrugën e Kroacisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian'', theksoi ai.

''Dhe për këtë, unë nuk besoj se Sllovenia do të përfitonte nga ky fakt'', shtoi presidenti kroat Stipe Mesiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›