Afganistan, vriten tre ushtarë të Zelandës së Re

Tre ushtarë të Zelandës së Re janë vrarë nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës, në provincën Bamijan të Afganistanit.
Forca Mbrojtëse e Zelandës së Re ka thënë se tre ushtarët kanë qenë në makinën e fundit të kolonës, që është goditur nga një mjet i improvizuar shpërthyes.
Dhjetë ushtarë zelandezë kanë humbur jetën në Afganistan, që nga ndërhyrja e forcave të huaja më 2001.