E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refugjatët sirianë, Turqia kërkon zonë të OKB-së për strehimin

Turqia nuk mund të pranojë më shumë se 100 mijë refugjatë sirianë dhe në vend të kësaj ka propozuar një zonë mbrojtëse të OKB-së brenda Sirisë për t`i strehuar ata, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davotuglu.

“Nëse numri i refugjatëve rritet në 100 mijë, ne nuk do të jemi në gjendje që t`i strehojmë në Turqi. Ne duhet t`i mirëpresim ata në territorin e Sirisë, nën patronazhin e OKB-së”, citohet Davutoglu t`i ketë thënë gazetës Hurriyet.

Shefi i diplomasë turke i kërkoi Kombeve të Bashkuara që të ngrisin kampe refugjatësh brenda kufijve të Sirisë”, në mënyrë që të frenojnë numrin e sirianëve që po largohen nga vendi i tyre si pasojë e konfliktit.

Eksodi i refugjatëve në Turqi është intensifikuar në javët e fundit, si pasojë e një ofensive të ushtrisë siriane dhe luftimeve në qytetin verior të Alepos, duke arritur një total prej 70 mijë njerëzish.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›