E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm në një xhami në Jemen,7 të vrarë

Raportet nga Jemeni thonë se një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj besimtarëve që kremtonin Festën e Bajramit në xhami, duke vrarë të paktën shtatë prej tyre.

Zyrtarët thonë se 10 persona të tjerë janë plagosur në sulmin e së dielës në Al-Dhale, rreth 190 kilometra në jug të kryeqytetit Sana.
 

I armatosuri, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes, duket se nuk ka lidhje me militantët islamikë, të cilët kanë kryer sulme gjatë muajve të kaluar.Po ashtu të dielën, një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij në provincën Abjan, duke vrarë tre persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›