Autobusi përplaset me kamionin, vdesin 15 vetë

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën nga një përplasje mes një autobusi, një kamioni dhe një makine në një autostradë në Kazakistan.
"Automjetet u përplasën në autostradën Astana-Karaganda", theksoi Ministria kazake e Situatave Emergjente."Shoferi i autobusit dhe 14 pasagjerë humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën", shtoi Ministria.