Australi, mbërrin Viti i Ri 2010
Në Australi ka mbërritur Viti i Ri. Qindra njerëz mundën të ndjekin panoramën shumëngjyrëshe të fishekzjarreve, me ardhjen e Vitit të Ri. Në orën 13:00 australianët kremtuan ndërrimin e viteve ndërsa qindra mijëra njerëz kishin dalë më herët në sheshe e parqe për të parë spektaklin që zhvillohet në këtë vend. Në Sydney Harbour u zhvillua një festë e madhe me rastin e Vitit të Ri. Në këtë spektakël madhështor fishekzjarresh në Sidney Harbour, morën pjesë rreth 1.5 milion njerëz, pjesëmarrje e cila bën që kjo festë të jetë një ndër më të mëdhatë në botë me këtë rast.