E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon dhuna në Siri, 25 të vdekur

Ndërkohë, për të tretën ditë radhazi janë organizuar manifestime masive për të dënuar masakrën e kryer në Hula, pranë Homsit, ku mes 108 të vdekurve janë 49 fëmijë dhe 34 gra.
    
 "Ne nuk do të heqim dorë, ne nuk do të tërhiqemi!", thërrisnin manifestuesit kundër regjimit në Habite, në provincën Idleb.
    
 "OKB-ja po na vret'', lexohej në një banderolë në të njëjtin lokalitet duke shprehur nervozizmin gjithmonë e më të dukshëm të militantëve kundër komunitetit ndërkombëtar duke e akuzuar se nuk po reagon për t'i dhënë fund represionit./Start/

                                                                                             2012-05-28 15:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›