Media greke hyn në grevë të përgjithshme 24-orëshe

Greva zhvillohet në shenjë proteste për arritjen e një kontrate kolektive pune më të mirë se ajo aktuale dhe për t'i dhënë fund pushimeve nga puna dhe mosdhënies së pagave nga punëdhënësit.
Greva, e organizuar nga sindikatat “Eshea” dhe “Efhea”, që përshijnë gazetarët dhe punonjësit administrativë të sektorit të medias, do të prekë gazetat e përditshme, revistat, agjencitë e lajmeve, kanalet radiotelevizive, faqet e internetit dhe agjencitë e shpërndarjes së gazetave në të gjithë Greqinë.
''Duhet t'u bëjmë ballë të gjithë të bashkuar dhe deri në fund kërcënimeve dhe veprimeve të tyre terroriste'', thuhej në një deklaratë të organizmave sindikale të punonjësve të sektorit të medias. Sot rreth mesditës punonjësit e medias u takuan për një protestë përpara selisë së Urdhrit të Gazetarëve, në Athinë./Start/
2012-05-28 18:45