El mundo: Spanja mund të kërkojë ndihmë nga Europa
Qeveria spanjolle mund t`i kërkojë ndihmë Fondit Evropian të Shpëtimit, në qoftë se presioni mbi tregjet vazhdon. Kështu shkruan gazeta spanjolle "El Mundo" e cila thekson se falë kësaj ndihme, Spanja mund të përfitojë 30 miliardë euro, më tepër se 19 miliardë të kërkuara nga Bankia.
"Në qoftë se kriza greke vazhdon dhe në qoftë se rreziku në Spanjë mbetet rreth nivelit të 500 pikëve, Spanja mund t`i kërkojë ndihmë Fondit Evropian të Stabilitetit Financiar. Është një mundësi, edhe pse tani të gjitha hipotezat janë të mundshme", theksoi një burim zyrtar për gazetën spanjolle. "Një tjetër mundësi e parashikuar nga qeveria është kërkesa për ndihmë nga FMN-ja", shkruan gazeta.