E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet serbe në Kosovë, BE përshëndetet vendimin e OSBE-së

Shefja e politikës së jashtme në Bashkimin Evropian, Kethrin Eshton, ka përshëndetur sot marrëveshjen mes OSBE-së dhe qeverisë serbe për të zhvilluar zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë.
 

Ajo i ka ftuar “të gjitha palët që të përmbahen nga aksionet, që mund të nxisin tensione”.

Gjithashtu në njoftimin e saj në Bruksel, theksohet se “EULEX-i do të mbikëqyrë sigurinë dhe do të realizoj mandatin e tij në bashkëpunim të ngushtë me faktorët e tjerë ndërkombëtarë dhe vendas.
 

Zonja Eshton u ka bërë thirrje “si Prishtinës, ashtu edhe Beogradit, që të bashkëpunojnë me OSBE-në me besim të mirë në mënyrë që votimet të kalojnë të qeta dhe në rregull”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›