Largimi i disidentit të verbër, SHBA negocion me Pekinin

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP” e cila citon Presidentin e organizatës së krishterë ''China Aid'', e vendosur në Teksas, Bob Fu.
Pekini dhe Uashingtoni dëshirojnë ta zgjidhin këtë Çështje të mprehtë para mbërritjes në kryeqytetin kinez të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Klinton dhe të sekretarit të Thesarit, Timothy Geithner për një takim të rëndësishëm dypalësh, dialogun strategjik dhe ekonomik.
“Chen fillimisht ishte hezitues për t'u larguar nga Kina, por ai ka pranuar me kusht që të shoqërohet nga familja e tij. Situata ka ndryshuar gjatë ditëve të fundit. Ai e kupton që tashmë është e pamundur të kthehet në Dongshigu, në provincën Shandong, nga ku ai u arratis më 22 prill'', theksoi ai./Start/
2012-05-01 12:28