Afganistan, vritet nje nga kreret e talebaneve

Eshte vrare ne Afganistan i dyshuari i sulmit te 18 gushtit, ku humben jeten 10 ushtare franceze.
Ghazi, nje komandant i milicise talebane, mbeti i vrare gjate nje operacioni te perbashket te ushtrise se Kabulit dhe forcave te koalicionit.
Lajmin e kane bere te ditur autoritetet ushtarake afgane, sipas te cilave gjate operacionit kane mbetur te vrare edhe 10 bashkepunetore te ngushte te kreut te fraksionit te talebaneve.