E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mumbai, terroristet donin te vrisnin 5 mije vete

Atentatoret ne Mumbai donin te vrisnin 5 mije persona. Lajmin e ka bere te ditur guvernatori i shtetit indian te Maharashtres gjate nje konference per shtyp.

Politikani ka mbeshtetur hipotezen e origjines pakistaneze te terroristeve dhe ka theksuar se ata kishin planifikuar te merrnin peng edhe nje anije te madhe.

Nderkohe, nje dege televizive e CNN ne Indi ben te ditur se nga kontrolli i tabulateve telefonike te disa terroristeve ka rezultuar se ata kane kryer telefonata ne Pakistan.

Sipas burimit, ne anijen qe ishte shenjester e terroristeve eshte gjetur trupi i pajete i kapitenit, nderkohe qe kater anetare te ekuipazhit mungojne ne apel.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›