çavushoglu propozime konkrete për zgjidhjen e krizës
Gjatë takimit të delegatëve të KE-së, të kryesuar nga Mevlut Çavushoglu, ishin të pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.
Në tryezën e bisedimeve, Çavushoglu ka dhënë propozime konkrete për zgjidhjen e krizës. Ai ka propozuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar zgjedhjet e qershorit të shkuar.
Por, ajo që është bërë bllokues është çështja e hapjes së kutive, ku Çavushoglu ka hedhur idenë e dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese dhe prej andej, në Komisionin e Venecias për të shqyrtuar nëse kërkesa e Partisë Socialiste është e ligjshme ose jo. Teza është pranuar nga kryeministri Berisha, por është kundërshtuar nga Rama. Kreu socialist ka deklaruar gjatë takimit, se Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë opozitës të kërkojë hapjen e kutive të votimit.
Në këtë moment ka pasur replika midis Berishës dhe Ramës, ndërkohë që Topi ka shërbyer si arbitër, duke kërkuar një zgjidhje për ngërçin e krijuar prej kohësh. Pas kësaj, kreu i delegacionit të KiE-së, ka kërkuar nga kreu i PS-së, që të konsultohet me forumet e partisë dhe të jap një përgjigje ditën e sotme.