E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistani kërcënon Pakistanin për shkatërrim të fshatrave në kufi

Afganistani kërcënoi se do të raportojë Pakistanin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të, siç thuhet, shkatërrimit të fshatërave afgane në zonat kufitare ndërmjet të dyja vendeve.

Ministria e jashtme e Afganistanit bëri të ditur që Kabuli do ta çojë këtë çështje në Këshillin e Sigurimit nëse dështojnë negociatat aktuale me Islamabadin për t`u dhënë fund sulmeve.

Ministria gjithashtu njoftoi që presidenti, Hamid Karzai, do ta ngrejë këtë çështje gjatë vizitës së ardhshme të kryeministrit pakistanez, Raxha Pervez Ashraf, në Afganistan.

Autoritetet lokale në Afganistan janë ankuar për sulme të vazhdueshme në zonat kufitare brenda disa javëve të fundit duke thënë se me mijëra banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të këtyre sulmeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›