E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, jep dorëheqje Ibrahim Gashi

Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë Qeverisë dhe kryeministrit Hashim Thaçi, të hënën pasdite.
 

Media të ndryshme kosovare kanë raportuar se Gashi pritet që pas dorëheqjes ti përkushtohet jetës së tij akademike.
 

Në këtë pozitë Gashi kishte ardhur nga radhët e partisë Aleanca për Kosovën e Re (AKR), e cila është në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
 

Thuhet se Gashi gjithashtu pritet të kandidojë për Rektor të Universitetit të Prishtinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›