“Antishqiptari”austriak: Vendimi i GDN-së për Kosovën, gabim

Lideri i një prej partive më me ndikim në Austri, Partisë së Lirisë së Austrisë, Heinz Christian Strache, ka kritikuar vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për dhënien fund të fpavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, duke e quajtur atë një gabim.
Ai citohet të ketë thënë nga Tanjug se ky vendim është një provokim dhe rrit shqetësimet për sigurinë e serbëve në Kosovë.
“Është e tmerrshme që nuk u jepet asnjë autonomi serbëve në veri të cilët vazhdojnë të jenë në rrezik nga myslimanët shqiptarë”, ka thënë Strahe në një deklaratë.
Ai ka thënë se Kosova po u jepet vetëm shqiptarëve, ndërsa askujt nuk i intereson, siç tha ai “për serbët që jetojnë në Kosovë”, duke shtuar se një politikë e tillë e njëanëshme është përkrahur vazhdimisht nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia për një kohë të gjatë.