Dalin jashtë kontrollit zjarret në Spanjë
Sipas informacioneve, mes 20 deri në 45 mijë hektarë sipërfaqe janë djegur nga dy zjarret, rreth 30 kilometra në perëndim të Valencias, në lindje të bregdetit spanjoll.
Nuk ka të dhëna zyrtare për dëmet, por xhirimet e NASA-s tregojnë tym të dendur mbi një rajon të madh, i njohur për plazhet e tij.
Shumica e banorëve në rajonin e Valencias nuk rrezikohen nga zjarri. Aeroporti në qytet akoma është i hapur.
Autoritetet njoftojnë se dy ditë pas fillimit të zjarreve, rreth 2 mijë persona janë detyruar që t'i braktisin shtëpitë e tyre.
Zjarret, të cilat akoma nuk janë shuar, kanë shpërthyer pas javës shumë të nxehtë me temperaturë mbi 40 gradë Celsius.
Sipas vlerësimeve të para njëri prej zjarreve është shkaktuar rastësisht nga punëtorët, ndërsa tjetri pas djegies së hamulloreve.