Afganistani me njësi për luftë kundër korrupsionit
Afganistani do të formojë një njësi të nivelit të lartë për luftë kundër korrupsionit, e cila do të hulumtojë rastet e malverzimeve në radhët e zyrtarëve të lartë, ka njoftuar sot Ministria e Brendshme e Afganistanit, pas kritikave të ashpra nga ana e Washingtonit zyrtar, i cili ka kërkuar nga qeveria në Kabul për të ndërmarrë hapa shtesë për të luftuar këtë të keqe.
Presidenti Hamid Karzai, pas rizgjedhjes së tij për mandatin e dytë pesëvjeçar, është i përkushtuar që gjatë këtyre pesë viteve të luftojë korrupsionin, tha Ministri i Brendshëm, Hanif Atmar.
Vëmendja është përqendruar në legjitimitetin e qeverisë së Karzait, pas akuzave se zgjedhjet presidenciale në Afganistan kanë qenë të manipuluara.
Prokurorët kanë theksuar se njësia e re do të trajnohet nga misioni policor i BE-së në Afganistan, si dhe nga ana e ekspertëve nga SHBA-ja dhe Britania.