I lodhur nga futbolli

Dëshpërimi pas humbjes së vendit në formacionin bazë të Argjentinës dhe lodhja kanë bërë që Carlos Tevez 25 vjeç të konsideroj pensionimin pas Kampionatit botëror.
Shansi im ka kaluar. Kam pasur mundësitë e mija dhe nuk i kam shfrytëzuar ato. Kur ekipit ju nevojiten golat, nuk i kam shënuar ato tha Tevez rreth ekipit Kombëtar. Andaj, është logjike që të jetë dikush tjetër para meje shtoi ai për futbollistët si Gonzalo Higuain i cili tani është zgjedhja e parë e qendërsulmuesit për selektorin Diego Maradona.
Tevez i cili ka folur në Madrid ku ekipi i Maradonas është takuar me Spanjën në miqësore të shtunën ka bërë të ditur se i ka shkuar mendja për pensionim nga futbolli.
Është e komplikuar, aty është familja ime, dëshira për tu kthyer në Boca Juniors por mendoj rreth saj. Më shkon mendja rreth pensionimit nëse fitojmë Kampionatin botëror edhe pse kam kontratë me Manchester Cityn deri më 2014 vazhdoi ai.
Thjesht, Tevez ndihet i lodhur nga futbolli. Jam i lodhur nga gjithë ky futboll, shumë futboll. Kam fituar shumë deri më tani por dua të kënaqem pak edhe me familjen. Dua të ndalem dhe të kem pak qetësi. Jeta në futboll më ka ngopur u shpreh ai.
Tevez ka qenë shumë i suksesshëm deri më tani pasi tre herë me radhë ishte votuar futbollisti më i mirë i vitit nga Amerika e Jugut, ndërsa fitoi Copa Libertadores dhe Kampionatin botëror të klubeve më 2003, titullin në kampionatin brazilian me Corinthians më 2005 dhe medaljen e artë Olimpike me Argjentinën më 2004.
Në Angli, i ndihmoi West Hamit ti shmanget rënies nga Premierliga më 2007 ndërsa me Manchester Unitedin fitoi dy tituj në Premierligë, trofeun e Ligës së Kampionëve dhe botërorit të klubeve në të njëjtin vit.
Tevez i cili muajin e kaluar kishte thënë se nganjëherë deshi të tërhiqet nga ekipi Kombëtar, shtoi se ishte i ngopur nga kritikat ndaj Argjentinës derisa kishin vështirësi për kualifikim në Kampionatin botëror 2010.
Jemi kritikuar shumë, nganjëherë me të drejtë por të dëgjojnë se dikush thotë se nuk kemi luajtur mirë për shkak të parave apo se nuk ndjejmë dashuri për fanellën, nuk e këndojmë himnin Kombëtar, është dëshirë e keqe përfundoi Tevez.