Afganistani ne zgjedhje parlamentare
Afganet po votojne diten e sotme per te rizgjedhur ligjvenesit e tyre.Por qe ne oret e para te mengjesit procesi votues ka sjelle dhune dhe parregullsi.
Dy persona jane vrare dhe nje eshte plagosur nga nje sulm me rakete.
3 persona te tjere 2 prej te cileve punonjes zgjedhor jane lenduar ne nje sulm me bombe ne nje qender votimi ne krahinen Khost pasi votimi kishte nisur.
Nje rakete ka goditur kryeqytetin Kabul para agimit derisa eshte raportuar edhe per sulme ne krahina te tjera si ne Xhalabad Kandahar Badakshan Herat dhe krahinen Ghazni.
Dhuna ka nisur pasi talibanet grupi militant islamik qe ka bere thirrje per bojkotimin e zgjedhjeve jane kercenuar se do kryejne sulme per te demtuar procesin votues.
Perpos sulmeve procesi zgjedhor tashme ka regjistruar edhe parregullsite e para. Nje nga ankesat eshte se ngjyra e cila ka per qellim identifikimin e atyre qe e kane ushtruar te drejten e votes pas votimit eshte fshire.
Nderkaq nderkombetaret dhe vete politikanet afgane i cilesojne keto zgjedhje si nje moment kyc per vendin.
2 mije e 500 kandidate eperplasen me njeri-tjetrin per 249 vendet ne parlament. Keto jane votimet e dyta brenda 1 viti ne Afganistan. Ne 2009 u mbajten zgjedhjet presidenciale per te cilat edhe vete presidenti Karzai pas presionit diplomatik pranoi se kishin parregullsi.
Keto zgjedhje shikohen gjithashtu nga nderkombetaret si test per kredibilitetin e vendit ne arenen nderkombetare si dhe per te verifikuar qendrueshmerine e politikes vendase.
Nje nga problemet me te medha per votuesit afgane pritet qe te jete infrastruktura rrugore. Me qindra e mijera persona pritet qe te mos votojne ne keto zgjedhje per shkak te terrenit te thyer dhe te largesise se zonave te votimit.