E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca e Polonia marreveshje ne fushen e energjise berthamore


Franca dhe Polonia e cila kerkon te ndertoje centralin e saj te pare berthamor deri ne vitin 2022 nenshkruajten diten e premte ne Varshave nje marreveshje kualifikimi per ceshtjen berthamore. Marreveshja u nenshkruar gjate nje vizite ne Poloni te Sekretares se Shtetit francez e ngarkuar me Tregtine e Jashtme Anne-Marie Idrac.
Kjo eshte nje etape tjeter mes entiteteve franceze dhe polake ne nje bashkepunim ne fushen e energjise berthamore shprehu kenaqesine sekretarja e shtetit duke theksuar karakterin afatgjate te projektit.
Sektori berthamor kerkon teknologji te perparuara. Polonia ka nevoje per kuadro te nivelit shume te larte theksoi Hanna Trojanoeska zyrtarja e energjise berthamore ne qeverine polake.
Marreveshja u nenshkrua nga Philippe Pallier drejtor i Agjencise franceze berthamore nderkombetare AFNI dhe Miroslae Leeinski drejtor i departamentit berthamor ne Ministrine polake te Ekonomise. Kjo marreveshje nuk eshte pritur mire nga organizatat ambientaliste ne Poloni te cilat e kane kontestuar kete marreveshje ne fushen e energjise berthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›