Siguria e Papes 5 persona ne pranga
Pese persona jane arrestuar dje ne Britanine e Madhe nga policia ne lidhje me nje kercenim te mundshem ndaj Papes i cili eshte duke kryer viziten e tij te pare zyrtare ne Angli. Arrestimet jane bere pasi oficeret e kunderzbulimit kane marre informacione ne lidhje me nje kercenim te mundshem ne adrese te Atit te shenjte. Ata jane te gjithe pastrues rrugesh dhe u kapen ndersa ndodheshin ne qender te Londres. Nderkaq policia eshte duke ndjekur te gjitha pistat e mundshme ku te cojne informacionet paraprake. Te arrestuarit nuk jane qytetare britanike. Ata jane te gjithe te punesuar per nje kompani qe merret me pastrimin e ambienteve publike ne Londer. Ata jane arrestuar ndersa po pergatiteshin qe te merrnin turnin e punes. Ne nje deklarate zyrtare te Scotland Yard thuhet se te arrestuarit jane vene ne pranga ne baze te informacioneve te Zyres se Kunder Terrorizmit dhe se per ta kishte informacione qe te conin ne idene e kryerjes se akteve terroriste. Ata jane te moshave te ndryshme duke filluar nga me i riu nje 26-vjecar e deri te me i vjetri nje 50-vjecar dhe mendohet se jane algjeriane. Ne vijim te arrestimeve policia ka filluar kerkimet ne depot dhe shtepite e tyre ne veri te Londres. Deri me tani nuk eshte njoftuar per gjetjen e ndonje arme apo te ndonje materiali te rrezikshem. Megjithate informacionet qe kane cuar ne arrestimin e pese te dyshuarve kane qene te mjaftueshme per tu vene atyre prangat dhe sipas policise eshte vetem ceshtje kohe qe te gjenden materialet komprometuese per ta. Keto arrestime nuk e kane ndryshuar nderkohe itinerarin e vizites se Papes ne Britanine e Madhe qe eshte vizita e pare e nje pape ne kete vend e organizuar pas nje ftese zyrtare te bere nga Mbreteresha. Nderkaq pas ketij akti zedhenesi i papes at Federico Lombardi tha se Vatikani ishte plot besim se policia britanike do te merrte te gjitha masat e nevojshme per te vendosur dhe pasur situaten ne kontroll. Grupi me te cilin Papa ka ardhur per te bere viziten ne Britani eshte shprehur se Papa eshte i qete.
Policia britanike ka muaj qe po merret me sigurimin e masave ekstreme te sigurise per kete vizite. Jane plane te cilat perfshijne vleresimet e te gjitha rreziqeve te mundshme dhe potenciale qe kane te bejne edhe me mbulimin e transportit publik. Ne teresi fatura e gjithe shpenzimeve per sigurine dhe mbrojtjen e Papes gjate kesaj vizite eshte 1 milion paund. Edhe gazetare e analiste te ndryshem e kane cilesuar situaten dhe masat e sigurise te nivelit me te larte.