Bruksel ndizet sherri i europianeve per perzenien e romeve
Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka shpresuar qe te kete mbeshtetjen e kolegeve te tij europiane ne lidhje me vendimin shume kontradiktor per perzenien e romeve nga Franca qe ka ngjallur pakenaqesi te medha nderkombetare. Por ne takimin e fundit ne Bruksel ne vend qe te arrinte mbeshtetjen e deshiruar ai ka pesuar zhgenjim te madh. Presidenti i Komisionit Europian Baroso e ka sulmuar francezin me nje kembengulje jo te zakonte dhe nderkohe askush nuk i doli Sarkozise ne mbrojtje.
Shenjat e afrimit te stuhise ishin te dukshme. Menjehere pas takimit te se enjtes mes lidereve te Bashkimit Europian ne Bruksel Presidenti francez Sarkozi iu referua Presidentit te Komisionit Europian me Monsieur Baroso. Ishte nje kontrast i dukshem me menyren tradicionale me te cilen Sarkozi i eshte drejtuar gjithmone Presidentit pra me ti apo miku im. Por duket se Baroso nuk eshte me i dashuri i Parisit dhe Sarkozi e beri nje gje te tille shume te qarte. Dhe ajo cka ishte e qarte gjithashtu qe se takimi qe ne fakt u thirr per nje sere ceshtjesh do te fokusohej me se tepermi ne ceshtjen e romeve dhe perzenies se tyre nga Franca. Ishte nje mbledhje e stuhishme e karakterizuar nga fjale te qeta por te shprehura me tone kercenuese. Sarkozi u tha hapur lidereve europiane se nuk do te toleronte nje kritike te tmerrshme nga ana e Komisionit Europian si ajo e bere nga nje komisionere e tij ne adrese te politikes franceze ndaj romeve. Sipas disa burimeve thuhet se Baroso dhe Sarkozi kane shkembyer dialoge te zjarrte derisa argumenti eshte diskutuar edhe ne nivelet me te larta. Sipas burimeve nga diplomate te ndryshem qe kane qene prezente ne mbledhje Sarkozi deklaroi se komisioni e ka lenduar Francen nderkohe qe Baroso e ka mbrojtur shume energjikisht rolin e institucionit qe drejton. Ndoshta Sarkozi kerkonte me retoriken e tij qe te krijonte carje ne komision por nese kjo ka qene e vertete atehere mund te thuhet se ai e priti kot nje gje te tille. Per rreth nje ore 27 lideret e BE-se kane debatuar per trajtimin qe po u ben Franca romeve. Qe nga fillimi i vitit mbi 8000 rome jane derguar ne Rumani dhe Bullgari. Nderkaq tensioni ne Bruksel eshte pasqyruar ne te gjithe median europiane gjate dites se djeshme. Sarkozi e ka humbur shkroi gazeta spanjolle El Mundo ndersa austriakja Der Standard shkruan se Europa eshte bashkepunetore ne ate qe po ndodh ne France sepse Bashkimi Europian ne teresi deshtoi ne integrimin si duhet te romeve. Ajo qe ra ne sy ne takimin e fundit te BE-se ishte se disa nga koleget e Sarkozise e sulmuan ate me nje zell te dukshem. Une nuk i konsideroj shperngulje te tilla masive si normale ka deklaruar Presidenti bullgar. Te tjeret ishin te mendimit se nuk ishte vetem e drejta por edhe detyra e komisionit qe te hetonte ne lidhje me veprime te tilla. Por ne krye te kritikeve te Sarkozise ishte Baroso. Presidenti i Keshillit te Europes Herman van Rompuy ne nje tentative per te shmangur skandalin publik kerkoi hartimin e nje dokumenti final per te treguar edhe njehere unitetin e anetareve. E nderkohe ne perfundim Sarkozi ka deklaruar se do te vazhdoje largimin e romeve dhe ne keto rrethana mund te thuhet me plot goje se zenka mes Frances dhe Bashkimit Europian eshte larg fundit.