Cvetkoviç: Kosova s`mund të jetë kusht për integrimin e Serbisë

Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç ka deklaruar se pranimi i pavarësisë së Kosovës nuk është dhe nuk mund të jetë kusht për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Përderisa janë 5 shtete anëtare të Bashkimit Europian nuk e pranojnë pavarësinë, njohja nuk mund të jetë kusht për integrim”, ka thënë ai.
Një ditë më parë, komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle ka bërë me dije, se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian.