Japoni, 210 miliard dollarë dëme nga tërmeti

Tërmeti shkatërrimtar i 11 marsit në Japoni ka shkaktuar dëme në vlerën e 210 miliard dollarëve. Lajmi bëhet e ditur nga agjensia e lajmeve AFP e cila i referohet qeverisë japoneze.
Në këtë shifër përfshihen ndërtesat dhe infrastruktura e dëmtuar por nuk përfshihen dëmet e shkaktuara nga incidenti në çentralin atomik "Fukushima 1" ku rrjedhje radioaktive ka shkaktuar dëme në bujqësi, peshkimin dhe turizëm.
Gjatë tërmetit shkatërrimtar të 11 marsit vdiqën dhe u cilësuan të zhdukur 23 mijë persona.