E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistani, si një Pazar i Perëndimit me Djallin

Tani që qeveria Obama po shqyrton idenë e hapjes së dialogut me udhëheqësit e Talebanëve, ia vlen të përmendim se në tetor 2001, ndërsa SHBA bëheshin gati të bombardonin Afganistanin dhe për pasojë të arrestonin Osama Bin Laden, vetë Talebanët u ofruan për negociata. Bin Laden mund të ishte ekstraduar në një vend asnjëanës, lanë të kuptohej Talebanët, me kushtin që SHBA do të provonin fajin e tij për sulmet e 11 Shtatorit dhe do të tërhiqnin bombardimet nga Afganistani. Përgjigja e Bush ishte e qartë dhe e menjëhershme: “ Të vetmen që duhet të bëjnë është të dorëzojnë atë dhe vrasësit që fsheh…Dialog nuk do të ketë.” Atëherë pse opsioni i dialogut u rrëzua atëherë dhe shqyrtohet sot? Në njafrë mënyre gjëndja është e njëjtë. Në vitin 2001 Talebanët ishin qeveri, tani është qëndresa e rrebelëve që fiton terren pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së që ta shkatërrojë. Ishte logjik vendimi për rrëzimin e dialogut nëntë vjet më parë? A duhej që tani SHBA të fillojnë të diskutojnë me Mulla Muhamet Omarin? Të bisedojnë apo të luftojnë? Nuk ekziston vendim më i vështirë, por një libër që qarkulloi në këtë javë ndoshta ndihmon. është “Pazar me djallin, kur të negociosh, kur të luftosh”, i Robert Mnukin, profesor në Harvard dhe President i Programit për Negocimin në Shkollën e Drejtësisë të Harvardit. Z. Mnukin ofron një lloj deklarate. Qndrimi i tij mbështetet nga mendimi se përqasjet praktike, në mënyrë të vecantë ato që mund të shmangin një luftë, janë zakonisht më të preferuara edhe atëherë kur e keqja ka ndodhur dhe lufta duket një zgjedhje emocionale dhe natyrale. ” është e moralshme të negociosh me djallin?”, ishte pyetja retorike e z. Mnukin. Dhe përgjigja e shkurtër: “Jo gjithmonë, por më shumë se c’mund ta besosh”. Nëse do të zgjidhësh konfliktin dhe të shkosh përpara, shton, do të duhet ndoshta të japësh tek djalli dicka që beson se i përket. Kjo është një hapje shumë e hidhur që ta kapërdish. Edhe pse dëgjohet si një deklaratë qetësuese, z.Mnukin bën të qartë se dialogu jo domosdoshmërisht vjen i pari, para betejës,ndërsa beson se cështja rreth dialogut me talibanët në mënyrë të drejtë shqyrtohet tani. Me të vërtetë, në tetor 2001, kur u bë i njohur lajmi se Talebanët janë të gatshëm që të negociojnë,z Mnukin mbështeti idenë në daljet publike në Harvard se propozimi duhet të hidhet poshtë sepse i mungon realizmi. Përqindja e mundësisë së dorëzimit të Bin Ladenit nga Mulla Omari “Ishin inekzistente deri zero”, shkroi, duke vlerësuar se pranimi i dialogut atëherë “do të minonte besueshmërinë tonë”. Atëherë si do e marrim vesh kur të diskutojmë dhe kur të luftojmë? Z. Mnukin parashtron pesë pyetje kryesore që duhet të bëhen për cdo rast: Cfarë rrezikohet? Kush janë alternativat? Rezultati do të jetë në interes të të interesuarëve dhe palëve? Kush është kostoja e dialogut? Justifikohet ligjërisht dhe moralijst një tjetër “zgjidhje, sic është përdorimi i forcës ushtarake? Z. Mnukin iu referua shembullit të majit të vitit 1940 kur Uinston Cërcill refuzoi mundësinë e dialogut me nazistët. Në rastin e kostos të negociatave, përgjigja do të ishte “cmimi shumë i lartë”. E pyetëm z. Mnukin se cfarë beson për cështjen e Afganistanit dhe Iranit. Për Iranin, analiza e tij con në përfundimin se e vetmja zgjidhje është negociimi. Për sa u përket Talebanëve, beson se dialogu do të ishte gabim para nëntë vjetësh, sic është gabim edhe tani. “E vetmja bazë e negociimit do të ishte ndarja e pushtetit, dhënia tek Talebanët i një lloj forme pushteti periferik, me rrezikun që t’ju dorëzohet pushteti kombëtar. Nuk kam asnjë dyshim se do të mbylleshin shkollat e femrave dhe do të bënin shumë gjëra të këqija... “Edhe nëse vendos që të bësh marrëveshje me djallin, duhet të jesh i sigurtë se mund të zbatohet”.
Përgatiti: E. Kozici

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›