E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia pret në Mars konferencën rajonale, e pranishme dhe Kosova

LJUBJANE-Në muajin Mars pritet qe te organizohet një Konferencë Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor. Konferenca pritet te zhvillohet ne Slloveni me iniciativen e kryeministrit Slloven Borut Pahor, ide qe ka gjetur mbeshtetje edhe nga shefja e Politikes se Jashtme në Bashkimin Europian, Kethrin Ashton.
Ne konference do te jete e pranishme edhe Kosova, bejne te ditura mediat ne Prishtine. Qellimi është që ky të jetë takimi i parë i përbashkët i të gjithë liderëve politikë të rajonit, pas plotë 18 vjetësh. Kjo konferencë pritet të organizohet nga Sllovenia, Kroacia, Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian. Ndërkaq, në këtë konferencë do të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës, të cilët, sipas fjalëve të kryeministrit slloven, “do të përfaqësoheshin në mënyrë të duhur”. Synimi i kësaj konference, sipas kryeministrit slloven Pahor, do të ishte gjetja e zgjidhjeve për disa çështje të hapura në rajon, por pa dhene shume detaje lidhur me temat e diskutimit. Shefja e politikes se jashtme ne Bashkimin Europian, Catherine Ashton, siç transmeton B92, ka vizituar Slloveninë perpara turit te saj në Serbi, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, per tu keshilluar me njohësit e problematikës në Ballkan perpara kesaj konference qe pritet te mbahet ne muajin Mars.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›