E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistani tronditet nga dhuna paszgjedhor, 11 të vrarë

Në veri, shpërthimi i një bombë që ishte vendosur buzë rrugës shkaktoi vdekjen e një komandanti policie në provincën Baghlan dhe pesë policëve të tjerë në rajonin  Kook Chinar, pranë qytetit të Baghlan, sipas Ministrisë së Brendshme. ''Oficeri drejtonte forcën e ndërhyrjes së shpejtë në rajon'', theksoi i njëjti burim.
     
Gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe rajonale që u zhvilluan të enjten, talebanët kishin parashikuar kryerjen e krimeve të shumta për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve në qytet. "Ne ju kemi bërë thirrje agjentëve tanë zgjedhorë të mbrojnë kutitë e votimit dhe veten e tyre'', theksoi kryetari i Komisionit Zgjedhor afgan, Azizullah Lodin.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›