E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia regjistron të vdekurin e parë nga gripi i derrave

I vdekuri është një i ri 23-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Onassio-s, ku ishte shtruar në fillim të gushtit për t’iu nënshtruar mjekimeve pas disa problemeve serioze me zemrën. Mediat helene raportojnë se viktima ka shumë mundësi ta ketë marrë virusin A/H1N1 brenda në ambientet e spitalit.

Në Greqi shënohen mbi 1400 raste me të prekur nga gripi i derrit, shumica e të cilëve janë vizitorë që kanë ardhur nga jashtë. Ndërkohë ministri grek i Shëndetësisë pati deklaruar se do të vaksinohen rreth 11 milionë persona me vaksinën kundër virusit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›