E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim i nivelit të lartë mes Koreve

Emisarët e Koresë së Veriut përcollën një mesazh të udhëheqësit të tyre Kim Jong-il dhe thanë se çdo gjë kishte shkuar mirë.

Zëdhënësi i presidentit Lee tha se ai kishte shpejguar parimet të qëndrueshme të qeverisë së tij.
Kjo është një referencë përsa i takon këmbënguljes që Veriu të heqë dorë nga ambiciet bërthamore.

Një korrespondenti i BBC-së në Seul tha se zyrtarët ishin ende duke vlerësuar prapavijën e asaj që duket si hapje e papritur e Phenianit.

Të gjashtë zyrtarët koreanoveriorë, u kthyen në atdhe përpara funeralit të ish presidentit koreanojugor Kim Dae-jung.

Kim Dae-jung ishte një iniciator i dialogut korean dhe adhurohej në të dyja vendet.

Koreanoveriorët ishin në Seul për të marrë pjesë në homazhet që ju bënë në nivelin shtetëror ish presidentit.
E veja e Kim Dea-jung, Lee Hee-ho, gjatë një fjalimi të shkurtër që mbajti në ceremoninë mortore i bëri thirrje popullit që të ndiqte shembullin e ish presidentit."Unë dëshiroj sinqerisht që të doni me një vullnet ripajtimi, faljeje, paqeje, të doni fqinjët që janë në vështirësi, të gjitha këto gjëra që im shoq u përpoq t'i ndiqte gjatë të gjithë jetës së tij."

start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›