E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina premton të angazhohet për emrin

Ndërmjetësi i OKB-së, Metthew Nimetz, ka deklaruar se ka marrë premtim nga autoritetet greke në Athinë se do të angazhohen për zgjidhjen e çështjes së emrit.
 

Nimetz ka thënë se ministri i Jashtëm grek, Stavros Dimas, i ka deklaruar se qeveria e tij dëshiron zgjidhjen e kontestit të emrit me Maqedoninë.
 

Nga ana tjetër, televizioni shtetëror grek, ERT, ka raportuar se autoritetet në Athinë kanë inkurajuar Nimetzin që të vazhdojë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga dyja palët lidhur me kontestin e emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›