Cana humb penalltinë për Sunderland

Në Angli përfundon ëndrra e Lorik Canës për të fituar Carling Cup pasi Sunderland-i është eleminuar nga ky trofe nga Aston Villa . Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në Stadiumin e Dritave ka përfunduar në barazim, por pas gjuajtjesë së penalltive "Macet e Zeza" kanë humbur . Kapiteni ka qënë një nga lojtarët që kanë humbur penalltinë. Cana ka luajtur gjatë gjithë takimit dhe ka humbur penalltinë e dytë të skuadrës së tij.