E Diel, 1 Nëntor 2026

Afrika Veriore i bën presion Gbagbos të lëshojë pushtetin

Tre presidentë të Afrikës Veriore kanë takuar Laurent Gbagbo në Bregun e Fildishtë, për ta bindur atë që të heqë dorë nga pushteti pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.

Gbagbo po refuzon t`ia lëshojë rrugën Alassane Ouattaras, i cili njihet ndërkombëtarisht si fitues legjitim.

Boni Jaji nga Benini, Ernest Bai Koroma i Sierra Leones dhe Pedro Pires i Kepit të Verdit thanë se nëse Gbagbo nuk e dorëzon pushtetin ai do të hiqet me forcë përmes intervenimit ushtarak afrikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›