E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrika e Franca eliminohen nga Botërori

Nikoqiri Afrika e Jugut dhe Franca janë skuadrat e para të eliminuara nga Botërori 2010.

Afrika e jugut mposhti Francën me rezultat 2 – 1, mirëpo kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme që Afrika të shkoj me tutje për shkak të golevarazhit më të dobët që pati Meksika e cila përfundoj në vendin e dytë me pikë të njëjtë por me më shumë gola të dhënë.

Mesfushori i krahut të Francës Franc Malouda ka arritur që të shënoj në minutën e 70 të ndeshjes duke ja shuar kështu shpresat Afrikës së Jugut për një kualifikim të mundshëm të tyre në fazëm tjetër.

Goli i Malouda është i pari i Francës i shënuar në këtë botëror.

Afrika e Jugut luajti më të gjitha forcat për të marrë një rezultat sa më të thellë kundër Francës në krizë, e cila luajti me 10 lojtar pas përjashtim të mesfushorit Gourcuff në minutën e 25 të ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›