Afrika e Jugut – Meksika (16:00)

Sytë e mbarë botës do të jenë të kthyer në stadiumin Soccer City në Johannesburg, për ndeshjen që hap Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut. Shteti nikoqir do të ketë rast të dyfishtë – të dëshmohet si nikoqir i mirë, por edhe synon rezultate pozitive në fushë.
Të premten përballë ka një kundërshtar të respektuar nga Amerika e Jugut, Meksikën. Mirëpo, i përkrahur nga zhurma e rreth 90 mijë vuvuzelave ekipi i Carlos Alberto Parreiras do të llogarisë në ‘futbollistin e 12-të’ në tribuna. Selektori Parreira ka përvojë të madhe në futbollin ndërkombëtar, mirëpo pak kush mund të presë që Afrika e Jugut të kalojë në rrethin e tyre kur gjendet në grup me Meksikën, Francën dhe Uruguain.
Megjithëse ata janë në formë të mirë dhe nuk kanë pësuar humbje nga mesi i muajit tetor 2009. Kundërshtari i tyre, Meksika po ashtu është në formë të mirë. Ishin të pafat në humbjen nga Anglia, ndërsa ngritën vetëbesimin duke mposhtur kampionin e botës në fuqi, Italinë 2-1. Ekipi përbëhet nga futbollistë me përvojë si Rafael Marquez, por edhe talente të rinj si Javier Hernandez dhe Carlos Vela. Nikoqiri nuk do ta ketë lehtë.