Roben, riaftësim rekord, gati për Danimarkën
Lojtari mund të jetë i gatshëm për trajnerin Van Marvijk që në përballjen e parë me Danimarkën ditën e martë. Në fillim u mendua se anësori i Bajernit të Mynihut i dha lamtumirën botërorit, kurse më pas u fol për 2-3 javë pushim. Por njoftimet e fundit bëjnë me dije se 26-vjeçari mund të luajë që në 90 minutëshin e parë kundër danezëve.
“Unë mendoj se mund të luajë. Nëse nuk do të aktivizohet për arsye taktike është tjetër gjë, por nuk mund të thuhet se nuk është gati për të luajtur”, u shpreh fizioterapisti i kombëtares së Hollandës, Dik Van Torn.