Afrika e Jugut: Të mos punësohet asnjë pilot i bardhë

Ky është urdhri më i fundit i publikuar nga kompania ajrore e Afrikës së Jugut “South African Airuays”, e cila përmes tij, synon të vendosë një balancë në këtë aspekt.
"Në kompaninë tonë, vetëm 15% e pilotëve janë me ngjyrë, qofshin këta indianë apo zezakë”, ka konfirmuar zëdhënësi i kompanisë në fjalë, Kabelo Ledvaba.
Duke konfirmuar se pjesa tjetër e tyre janë të bardhë.
E duke dashur që ky raport, të balancohet, ai ka pohuar se kompania tani e tutje nuk do të punësojë më asnjë pilot të bardhë.
Një çështje kjo e cila duket se e ka zemëruar lëvizjen për solidaritet dhe bashkim në këtë vend, që ka shpallur një betejë të fushatës kundër diskriminimit.
“N Afrikën e Jugut askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar në bazë të ngjyrës së lëkurës”, ka pohuar ajo në një deklaratë.