E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange: SHBA ta ndalë ndjekjen ndaj WikiLeaksi-it

Themeluesi i faqes në Internet, WikiLeaks, Julian Assange, sot është paraqitur në tarracën e Ambasadës së Ekuadorit në Londër, dhe ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara ta ndalin atë, që ai e cilësoi si “ndjekje” të organizatës së tij.

Kjo ishte paraqitja e parë publike e tij, prej se ai ka gjetur strehim në ambasadë, për t’iu shmangur ekstradimit në Suedi, ku është i kërkuar për tu marrë në pyetje lidhur me akuzat për keqtrajtim seksual.

Julian Assange thotë se frikësohet se nëse dërgohet në Suedi, ai mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ku mund të ballafaqohet me ndjekje penale, për shkak se WikiLeaks-i i ka publikuar mijëra dokumente diplomatike sekrete amerikane.

Më herët këtë javë, Ekuadori i dha zotit Assange azil, ndërsa Britania thotë se nuk do të lejoj kalim të sigurt për të dalë jashtë vendit dhe se do ta përmbushë obligimin juridik për ekstradimin e tij në Suedi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›