Afrika e Jugut feston 95-vjetorin e Mandelës
AFRIKE E JUGUT - Afrika e Jugut feston sot 95-vjetorin e ish-presidentit Nelson Mandela, i cili vazhdon te jete i shtruar ne spitalin e Pretorias pas një infeksioni në mushkëri që rrezikon ti marrë jetën.
Megjithëse presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma ka deklaruar se shëndeti i udhëheqësit te vjetër është duke u përmirësuar. Po kështu edhe vajza e Mandelës, në një intervistë për Sky Tv tha se gjendja e tij shëndetësore duket drejt stabilizimit.
“Infeksioni në mushkëri i cilin ishte kritik për jetën e babait tim, tashmë është stabilizuar dhe mund të dalë nga spitali”-ka thënë ajo. Festime ndërkaq nuk po mbahen vetëm në Afrikën e Jugut, por në mbarë botën.
Në 2010-ën, Kombet e Bashkuara e shpallën 18 korrikun “Dita e Mandelës” për të inkurajuar njerëzit që të bëjnë vepra të mira. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon ka thënë që ky përvjetor i Mandelës, vjen ne një moment delikat për ish- presidentin dhe familjen e tij. Ai i kushtoi 67 vite vendit të tij si një aktivist politik , i burgosur dhe si presidenti i parë me ngjyrë i zgjedhur në mënyrë demokratike. Një urim special për Mandelën e ka bërë edhe presidenti amerikan Barack Obama.
“Mandela është një njeri që i ka treguar popullit të tij se bota ka gjetur rrugën e drejtësisë të barazisë dhe lirisë” -tha Obama.
(er.nu/news24/BalkanWeb)