Psikiatrja: Frika ndaj burrave, grate duan të rrinë në Psikiatri
TIRANË- Të preferosh qëndrimin në Spitalin Psikiatrik për t’iu shmangur dhunës së bashkëshortit! Tingëllon e çuditshme, por kjo është e vërteta e shumë grave shqiptare, të cilat, përveç trajtimit të traumave që kanë pësuar nga dhuna në familje, kërkojnë edhe një “strehë” për të qenë larg shtëpisë. Gjithçka pohohet nga psikiatrja pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Nr.3, Ariana Rreli. Sipas psikiatres, çdo javë paraqiten 5-6 gra të cilat paraqesin probleme mendore, për shkak të problemeve në çift. Në këtë intervistë, dhënë për “Gazeta Shqiptare”, Rreli këshillon të gjitha ato gra që përballen me të tilla situata, të drejtohen sa më parë te mjeku specialist për të evituar pasoja më të rënda në të ardhmen.
Doktoreshë, një javë e mbushur me vrasje të grave nga bashkëshortët e tyre. Padyshim që ky është veprimi më ekstrem, por a ka gra, të cilat për shkak të konflikteve që kanë në familje paraqesin probleme mendore?
Duke qenë se shërbimi ynë përqendrohet në rastet ambulatore, do të thotë që janë raste më pak të rënda se ato që kërkojnë shtrime në spital. Por, ne vëmë re që pa diskutim janë të pranishme, si problemet ekonomike, ashtu dhe ato sociale, që jo rrallëherë çojnë në konflikte brenda familjes e ku sigurisht gjinia më vulnerabël është edhe më e dhunuara. Shumë shpesh ne hasim në raste të tilla ku gruaja konsiderohet si pronë e burrit, konsiderohet si një qenie e predispozuar për t’i shërbyer atij, fëmijëve, punëve të shtëpisë, një lloj skllaveje që jo vetëm duhet të punojë dhe të çojë përpara familjen, por duhet edhe të mos kërkojë apo të flasë për kërkesat apo pretendimet që ajo ka. Kjo bën që shumë herë një grua, ose t’i grumbullojë problematikat e që më pas shpërthejnë në një çrregullim, një ankesë, ose të çojë në konflikte. Këto janë gra, të cilat nuk kanë mbështetje dhe mundësi ekonomike, ndaj dhe janë të detyruara që gjithë kohën të vazhdojnë atë “mision” që ato kanë marrë në familje.
Po ato gra që kanë mundësi ekonomike, a shfaqin probleme të këtij lloji?
Këto janë gra, të cilat kanë arritur një status, punojnë, sjellin të mira materiale, të ar-dhura në familje, ndërkohë që janë të detyruara të merren edhe me punët e shtëpisë, me edukimin e fëmijëve, sepse në krah kanë burra që angazhohen pak. Por një burrë, që për më tepër nuk do të kishte as pjesën e sigurimit të të ardhurave, krijon një kompleks shumë të madh inferioriteti, që e bën atë akoma më agresiv dhe konfliktual. Ne hasim në deluzione xhelozie, që janë të pamotivuara, thjesht për të balancuar kompleksin që krijohet te këta burra.
Cilat janë disa nga problemet mendore që shfaqin këto gra pasi përballen me këto lloj problemesh?
Minimumi i tyre është çrregullimi i ankthit. Ai është thjesht një konflikt psikologjik i pazgjidhur që reflektohet në sistemin nervor me shumë ankesa. Ka gra vërtet shumë mirë të informuara, të cilat i shfaqin këto ankesa që në fillimet e veta. Ashtu siç ka edhe të tjera tek të cilat këto çrregullime ankthi mund të precipitojnë edhe në çrregullime humori, në çrregullime psikotike të të menduarit, gjë që bën edhe problematikën.
Cilat janë disa nga “rreziqet” që paraqet një grua me një gjendje psikologjike të rënduar? A mundet ajo të dëmtojë veten, fëmijën apo bashkëshortin?
Shqetësimet janë të vetë personit. Prishen disa nga veprimtaritë, qofshin këto kënaqësitë, hobet, përfshirja në jetën sociale të kësaj femre. Në rastet më të rënda ajo bëhet e paaftë për të çuar përpara punë që nuk kanë dashur kaq shumë angazhim në pjesën kur ajo ka qenë mirë. Për të mos shkuar pastaj në rastet kur shpeshherë këto impulse negative grumbullohen dhe kthehen në agresivitet, e duke qenë se është e pafuqishme për t’ia adresuar personit që është shkaktari, ajo shpesh u drejtohet fëmijëve. Fëmijët jo rrallëherë përballen me agresivitetin e nënave. Pastaj është pjesa tjetër, që shpeshherë çojnë në konflikte të hapura e që pasohen edhe nga lëndimet fizike.
Padyshim që, shërbimi ambulator trajton raste më të thjeshta. Po nga biseda me kolegët tuaj në Psikiatri, cili është mendimi i tyre për këto raste?
Në bashkëbisedime shoqërore me kolegë janë hasur raste të tilla, të cilat kanë kërkuar jo vetëm trajtimin e problematikës që ka sjellë kjo situatë e ngarkuar brenda familjes, por ka shkuar deri aty sa shpeshherë kanë kërkuar ndërhyrjen e familjarëve për ta mbajtur gruan sa më gjatë në spital, në mënyrë që ajo të shtyjë kohën e qëndrimit, për të mos u përballur me agresivitetin e një burri apo me familjen e tij. Ka gra që jetojnë në komunitete e që e kanë shumëfish traumën, pasi kanë vjehrrin, vjehrrën, kunatën. Ndaj shpesh ndërhyjnë për ta mbajtur sa më gjatë në spital, që kjo femër të jetë sa më larg ambientit të traumës.
Sa raste paraqiten pranë jush dhe paraqesin këto lloj problemesh?
Gjatë një jave ka 5 apo 6 raste, ku problemi kryesor është konflikti burrë-grua, xhelozia apo tradhtia.
Çfarë këshilloni ju si specialiste?
Duhet patjetër që problemin e vet këto gra ta konsumojnë. Për fat ka edhe shoqata, ku mund të drejtohen me telefonata apo me kërkesa në mbrojtje të këtyre grave të dhunuara. Por, nga ana tjetër doja t’u bëja thirrje që, nëse shikojnë se kanë probleme që po cenojnë shëndetin e tyre mendor, duhet të paraqiten sa më shpejt për të marrë ndihmë, në mënyrë që ta përballojnë më me lehtësi situatën. Ne mjekët jemi të pafuqishëm për të ndryshuar realitetet që ato jetojnë, por të paktën këtë lloj realiteti ajo ta perceptojë pak më ndryshe. Gjithashtu, duhet të ruajnë brezin që po vjen. Nuk duhet që ky brez i ri të vuajë pasojat e kësaj shoqërie, që për fat të keq tregon raste apo gjurmë që mbeten përgjithmonë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)