E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vriten dy vëllezër për konflikt prone

Dy vëllezërit Isa dhe Hysen çela të cilët qëlluan me armë njëri tjetrin një diten më parë ne fshatin Domen te komunes Postribe në Shkodër për shkak të një konflikti pronësie, kanë humbur jetën në spitalin rajonal të qytetit.Pas një debate verbal vëllezërit Cela përkatësisht 76 vjecdhe 79 vjec jane goditur fillimisht me thikë e më pas me armë zjarri ndërmjet tyre.

Menjëherë banorët e zonës kanë njoftuar forcat e policisë,ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital ku nuk kanë mundur tu mbijetojnë plagëve të marra.Ky eshte rasti i trete i krimit brenda familjes qe ndodh brenda nje muaji ne qarkun e Shkodres.Pak dite me pare ne fshatin Juban dhendrri vrau vjehrrin,ne lagjen 3 Heronjte nje 44 vjecar plagosi nenen e tij, dhe se fundmi dy vellezerit e moshuar ne Domen vranë njeri-tjetrin.

Bruna Gjoka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›