E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqja e vizave, Berisha: Luftë më të madhe ndaj krimit

Vendimi politik i Brukselit per te hequr vizat afatshkurtra per shqiptaret kerkon angazhim me te madh ne luften qe qeveria shqiptare duhet te beje kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit. Shefi i qeverise Sali Berisha deklaroi ne mbledhjen e keshillit nderministror per integrimin se me heqjen e vizave, duhet rritur me tej kontrolli i levizjes se shtetasve kryesisht te kontigjentit kriminal dhe femijeve per te parandaluar trafikimin...

"Nuk ka ndonje trafikant qe te kete vuajtur per marrjen e nje vize, por tani levizja e lire perben gjithashtu per ta mundesi me te medha te ushtrimit te veprimtarise se tyre kriminale. Perben nje pergjegjesi shume te madhe per ne menyre qe te konsolidoje fuqishem luften kunder krimit te organizuar. Kjo lufte eshte iluzion ne rast se nuk i shkaterrojme bazen ekonomike. Ne do ti caktojme disa rregulla shume serioze dhe bota i ka, dhe ne do i kemi per levizjen e lire", tha kryeministri Sali Berisha.

Me tej kryeminsitri Sali Berisha tha se ne respekt te ligjit, cdo komunar do te mbaje pergjegjesi ne rast se nuk raporton rastet te kultivimitt e bimeve narkotike ne zonen qe administron... "Nuk mund te thone ata se nuk e dime qe po na mbillet kanabis. Po te kene vullnet, te kerkojne dhe ndihme nga policia qe te kontrolloje. Por nuk mundet qe te mos mbaje pergjegjesi kryetari i komunes, per ate qe ndodh ne territorin e saj, mbjelljen e bimeve narkotike", vijoi Berisha.

Sefundi shefi i qeverise vuri theksin edhe tek rritja e efikastitetit te luftes kunder pastrimit te parave ku kerkoi me shume bashkepunim ndermjet autoritetit qe merret me kete aksion dhe prokurorise se pergjithshme.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›