Afrika e Jugut lutet per Mandelen

I rrethuar nga familjarët e tij, Nelson Mandela vazhdon të qëndrojë i shtruar në një klinikë në Pretoria për shkak të një infeksioni në mushkëri. Kushtet shëndetësore të liderit historik vazhdojnë të pushtojnë titujt kryesor të mediave në vend, të cilat lënë të kuptohet se kësaj here Mandela dhe mund të mos e marrë më veten. Presidenti i parë me ngjyrë i vendit dhe cmimi Nobel për Paqen është në qendër të vëmendjes së popullit. Për shëndetin e tij njerëzit kanë lutur në të gjitha kishat e vendit. Ish kryetari i Kongresit Kombëtar Afrikan është 95 vjec dhe kjo është hera e katërt që ai shtrohet në spital brenda gjashtë muajve.