Meta Me ndihmen e grave synojme te fitojme 26 mandate deputetesh
Me ndihmën e grave, LSI synon të marrë 26 mandate në zgjedhje. Kjo ëhstë bindja e kreut të LSI-së, Ilir Meta. Kështu, duke folur në aktivitetin që zhvilloi sot Forumin e Gruas, Meta vlerësoi faktin se përfaqësimi sa më i madh i grave në politikë rrit emancipimin e shoqërisë sonë.
“Jam krenar që LGI sot përfaqëson një realitet shpresëdhënës politik në të gjithë Shqipërinë, ju gra e vajza me energji për të përçuar mesazhe emancipuese për shoqërinë e politikën. Ne kemi bindjen se shoqëria nuk mund të përparojë më shpejt pa u emancipuar me ritmin e duhur. Ne kemi besuar për një pjesëmarrje sa më aktive të gruas dhe vajzës në politikë dhe vendimmarrje, pjesëmarrja e tyre i shërben rritjes së përgjegjshmërisë së klasës politike në vend që të përqendrohet tek hallet e përditshme të shoqërisë, si varfëria papunësia e përjashtimi social”, vuri në dukje kreu i LSI-së.
Gjithashtu, Meta foli më tej për shanse të barabarta mes grave e burrave për të qenë pjesë e politikës.
“Revolucioni ekonomik i grave është lokomotiva e suksesit të shoqërisë. Me ndihmën e tyre synojmë të fitojmë 26 mandate deputetësh në zgjedhjet e 23 qershorit”, vlerësoi Meta.