E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Dervican Mos votoni per tradhtarin Spiro Ksera

Edi Rama zhvilloi një kënd fjale me minoritetin grek që jeton në Derviçan të Dropullit. Ai kërkoi për tyre që të mos votojnë demokratin Spiro Ksera, dikur ish aleat i PS-së, pasi tha se ka shitur interesat e minoritetit për karrigen e pushtetit.
Nga Derviçani i Dropullit, ish aleatin Spiro Ksera, dikur pjesë e PBDNJ-së, e quajti tradhtar. 
Për këtë, Rama i kërkoi minoritetit grek të mos votojë më për kë shiti tek e djathta interesat e tyre.
“Tradhtarët si Spiro Ksera, që morën votë për të mbrojtur interesat e minoritetit të tërë dhe e katandisin atë besim në një kartëmonedhë për të zënë një karrige për të bërë lepe-peqe Saliut, për t’u rrumbullakosur. 
A bëri ndonjë gjë? Jo. Personazh qesharak. Është figurë që e ka diskretituar komplet kauzën tuaj. Interesi minoritar është interes që shkon përtej partive. Berisha përçau minoritetin”, u shpreh Rama. 

Kreu i Partisë Socialiste u tregua i ndërgjegjshëm për vështirësitë e përditshme të fshatarëve që mbijetojnë duke punuar tokën. 
“Punohet toka me bel, me dorë. Po mushka a pe? Jo. Do vijë dita që do ta lidhin parmëndën mbas maces, se as mushkat nuk do të pranojnë më”, vlerësoi kreu i PS. 

Për gratë e policëve të vrarë në detyrë, Rama premtoi strehim dhe punësim të menjëhershëm. 
Rama akuzoi mazhorancën se nuk ka bërë asgjë për ndihmuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të kthehen e të punojnë në atdhe. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›