Afrika e Jugut ngre kampe refugjatësh
Ky vendim është marrë nga qeveria, pavarësisht paralajmërimeve kundër ngritjes së këtyre kampeve nga agjensi ndërkombëtare të respektuara të ndihmës.
Këto kampe, për të cilat kabineti jug afrikan pritet të njoftojë sot, do të strehojnë 70 mijë vetë, të cilët janë strehuar në rajone policie dhe ndërtesa të bashkisë.
Francoise Le Goff, nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar, i tha BBCsë se ishte shumë e rëndësishme që këta punëtore të largoheshin nga ky strehim i përkohshëm.
"Është urgjent largimi i këtyre personave nga këto vende ku ata janë strehuar momentalisht. Ne kemi probleme sanitare, është ftohtë, njerëzit po sëmuren. Ka shumë pak siguri për ta atje ku janë. Kështu njerëzve u duhet të largohen që këtu dhe të gjejnë një vend më të mirë për t'u strehuar dhe për të organizuar një jetë më të mirë."
Por editori i BBCsë për çështjet e Afrikës thotë se ekziston shqetësim mes agjensive të ndihmës se Afrika e Jugut nuk ka ekspertizën e duhur për të menaxhuar kampe të tilla, pasi ka shumë gjasa që këto kampe të kthehen në kampe refugjatësh