Gjata: Shpresojmë që zgjedhjet e vitit 2009 të bëhen me ID
Çlirim Gjata, kryetar i KQZ ka bërë një takim me studentë për të folur për sfidat që e presin këtë institucion, në funksion të ndryshimeve kushtetuese.
Ai ka përmendur se standard madhor është identifikimi i zgjedhësve. “Shpresojmë që zgjedhjet e vitit 2009 të bëhen me ID, ku të gjithë shtetasit të jenë të identifikuar, duke mos i lënë hapësirë abuzimeve dhe shkeljeve” – tha Gjata.
Sipas tij problem është përfshirja e emigrantëve shqiptarë në votimin e lirshëm. “Kjo do jetë një sfidë që do të përcaktohet nga Komisioni Zgjedhor” – vazhdoi Gjata.
Gjata kërkoi që procedurat për pajisjen e shtetasve me ID të mos zgjasin pafundësisht. Ai e konsideroji institucionin që ai përfaqëson si institucion gjykate. “Në përgatitjet përpara zgjedhjeve, KQZ është një institucion administrativ ndërkohë që pas zgjedhjeve kthehet në një gjykatë të vërtetë”- tha Gjata.
Sipas tij procesi zgjedhor tani është më i thjesht nga sistemi proporcional rajonal që është miratuar në Kuvend.